TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të moshuar janë përshirë në një sherr në kryeqytet. Sipas policisë të moshuarit që janë proceduar në gjendje të lirë janë shtetasit I.B., 65 vjeç dhe Z.D., 64 vjeç. Këto dy shtetas, u proceduan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. B., 65 vjeç, dhe Z. D., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte”,-njofton policia.