AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 13:48

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako probleme me shëndetin, shtrohet në spitalin e Durrësit

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako probleme me shëndetin, shtrohet në

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka shfaqur probleme me shëndetin. Ai është shtruar në spital ditën e sotme.

Sipas News 24, Dako është parë me pizhama, shapka dhe një CD në dorë është parë të dalë nga reparti i neurologjisë dhe është drejtuar në repartin e imazherisë i shoqëruar nga një prej përfaqësues të stafit mjekësor.

Dako i është nënshtruar një kontrolli në skaner dhe Rezonance magnetike. Nuk dihet çfarë problemesh ka ish-kryebashkiaku.