AKTUALITET, 28 Maj 2025, 18:09

Largohet nga drejtimi i QSUT-së, Alma Cani, ja kush do ta zëvendësojë

Largohet nga drejtimi i QSUT-së, Alma Cani, ja kush do ta

Largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Alma Cani. Në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Profesoresha Donjeta Bali. Mësohet se të enjten do të bëhet prezantimi i drejtores së re me stafin drejtues të QSUT.

Profesoreshë Bali është prej më shumë se 20 vite pjesë e QSUT pasi ajo ofron kujdes shëndetësor në shërbimin e pediatrisë e specializuar në fushën e onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjet e rralla.

Profesoreshë Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj. Cani erdhi në krye të QSUT në 25 mars 2024.