TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ipeshkvi i Dioqezës të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës.
Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano.
Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë.