TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me aferën e lobimit në SHBA, ku përmendi edhe emrin e Endrit Brahimllarit si një prej përgjegjësve për firmosjen dhe ndjekjen e kontratave të lobimit në emër të LSI, ka ardhur edhe reagimi i vetë Brahimllarit.
“Kjo është një çështje e ezauruar për mua që në vitin 2023. Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë. Emri im nuk mund të mbulojë hallet që kanë të tjerët me drejtësinë”, u shpreh Brahimllari për TCH.
Ilir Meta, nga qelia, akuzoi Brahimllarin për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në çështjen e lobimit dhe për “kalim të papritur në krahun e PS-së” pas përballjes me SPAK.
“Endrit Braimllari është marrë në pyetje nga SPAK-u, pasi ka firmosur për lobimet dhe ka pasur për detyrë të ndjekë zbatimin e tyre, pasi ai përgjigjej edhe për organizimin dhe për financat. Çuditërisht, Endriti, pasi hyri te SPAK-u si përfaqësues i PL (LSI), doli si “rilindas” i Edi Ramës dhe, siç dihet publikisht, u fut edhe në listën e PS për kandidat për deputet në Tiranë”, u shpreh Meta.