TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata ka lënë në burg Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën, të akuzuar për dhunimin dhe djegien me benzinë të 61-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda, krim horror i ndodhur në vitin 2017.
Për dy të akuzuarit, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se Marjeta Karaj ka mohuar krimin para togave të zeza.
Krimi makabër ndodhi pas një borxhi të pashlyer që viktima i kishte Marjeta Karajt me të cilën kishte pasur lidhje intime.
61-vjeçari ishte marrë peng nga djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj dhe më pas është dhunuar në një magazinë në zonën e Alliasit ku ajo ka qenë edhe vetë prezente.
Ajo dyshohet se ka porositur krimin e rëndë për shkak të një borxhi prej 1 milionë lekësh që viktima i kishte asaj.
Vrasja është kryer nga Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota. Të dy ata e kanë dërguar Kurt-Dedën në zonën e Dajtit.
Gazmir Ngota i ka thënë policisë se pasi e kanë lidhur pas një peme e kanë spërkatur me benzinë dhe më pas e kanë djegur të gjallë.