TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët se për shkak të motit të keq disa zona në këtë qark kanë mbetur pa energjie elektrike e për rrjedhojë, gjatë ditës së sotme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë.
Në njoftim gjithashtu bëhet me dije se ndërprerja e energjisë elektrike është bërë konkretisht në zonat Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe Fushë-Krujë.
NJOFTIMI I UJËSJELLËSIT:
Për shkak të motit të keq në veri të vendit ka pas stakime të paparalajmëruara të energjisë elektrike në stacionet e pompimit në Fushe Kuqe, Fushë Milot dhe atë të Fushë-Krujës.
Kjo situatë ka sjellë defekte në linjën kryesore të furnizimit me ujë dhe për shkak të presionit të ulët në rrjet kanë pasur probleme të furnizimit më ujë zonat me të larta si dhe pikat fundore të qytetit dhe njësive administrative në gjithë zonën e shërbimit.
Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje.
Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë.