AKTUALITET, 16 Maj 2025, 17:20

Pas humbjes së zgjedhjeve, PD del në protestë! Demokratët mblidhen në Bulevardin “Zogu i Parë”

Pas humbjes së zgjedhjeve, PD del në protestë! Demokratët

Ashtu siç pritej, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin të Ministria e Drejtësisë, rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderve europianë.

Mësohet se ka një pjesëmarrje të konsiderueshme, duke pritur që të nisë protesta kundër farsës elektorale, siç i ka cilësuar kreu i PD, Sali Berisha.

Protesta vjen pesë ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku PD pësoi një humbje të thellë.