TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një tryezë të organizuar me shoqatën ‘Durrësi’, Sali Berisha denoncoi se afera e Portit të Durrësit mund të shtrihet në mbarë bregun.
Berisha deklaroi se kjo vjen për shkak se qeveria i ka dhënë të drejtën vetes që të marrë pronat e të tjerëve.
Berisha sjell në vëmendje një rast me një biznesmen gjerman që pretendonte të investonte 15 miliardë dollarë në Shqipëri. Sipas Berishës, ai e ktheu ofertën pasi i kërkohej që ai të kryente të njëjtën gjë që Rama po bën sot me Ligjin e Korporatës së Investimeve Strategjike, që de facto e bën të paqenë pronësinë. I hap rrugën qëverisë të konfiskojë për qëllime strategjike të gjitha brigjet e vendit.
Berisha e përshkruan si rrezik këtë skenar që sheh në zbatim në Durrës. Në formën e një parashikimi ogurzi, Berisha e sheh këtë skenar të aplikueshëm kudo në vend, duke lënë pronarët pa prona.
“Thembra e Akilit është se ky skenar mund të shtrihet në këtë formë nga Velipoja deri në kepin e Spillesë.
Gjatë viteve 2009-2010 na ofrohet një biznesmen i njohur gjerman, me një ofertë gjigante, 15 miliard dollarë investime.
Unë nuk i refuzoja edhe ata që dukeshin si UFO, që të mos i jepja shkas askujt që Shqipëria po refuzon investimet. Kështu veprova me këtë.
Më tha se aplikimin e këtij ligji e kishte parë në Egjipt ku ishte ndërtuar Marsala. Si përfundim, kur afrohej finalja, ai kërkoi që gjithë bregun e Shqipërisë, të bëja një ligj të investimeve strategjike si të Edi Ramës, që de facto e bën të paqenë pronësinë. I jep dorë qeverisë që të konfiskojë për qëllime strategjike tokat e të gjitha brigjeve të vendit, përfshi edhe liqenet.
I them faleminderit, nuk bëhet. Ai u zemërua, por unë nuk kisha premtuar. I thashë se kjo është jashtë çdo parimi pasi do të thotë se qeveria të bëhet pa qenë pronar i tokave të privatëve.
Ky është ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike. U them himariotëve dhe Bregut se po ua marrin tokat, ka gjetur ky disa investitorë grekë. Them që PD në pushtet do e anulojë këtë ligj pasi shkon në kundërshtim me qëndrimin e PD ndaj pronës.
Jam plotësisht dakord që baza ligjore është një ligj që në fakt shkatërron sigurinë juridike të pronës private në tërë Shqipërinë,” tha Berisha.