AKTUALITET, 17 Nëntor 2021, 16:41

Kuvendi i 18 Dhjetorit/ Basha me kryetarët e degëve: Beteja me njëri-tjetrin i shërben Ramës

Kuvendi i 18 Dhjetorit/ Basha me kryetarët e degëve: Beteja me

Në kuadër të krizës politike në parti dhe kuvendit të thirrur me 18 dhjetor, kryetari i partisë Demokratike, pasditen e kësaj të mërkure ka zhvilluar një takim me 71 kryetarët e degëve.

Kryedemokrati në këtë takim është shprehur se detyrë kryesore është që partia të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër Ramës.

“Rama është kundërshtari ynë i përbashket, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situate që po kalojmë. Beteja me njeri- tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave te tij, qe po bejnë gjithçka qe beteja mes nesh te çoje ne një ndarje te partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj”, ka thënë Basha.