AKTUALITET, 7 Nëntor 2024, 10:17

Kuvend/ Bardhi i kërkon dorëheqjen Spiropalit si kryetare e Kuvendit: Nxirr Gardën jashtë, të keni turp! U vendosët deputetëve të opozitës kangjella hekura e forca sigurie

Kuvend/ Bardhi i kërkon dorëheqjen Spiropalit si kryetare e Kuvendit:

“Duhet të dorëhiqeni, nuk keni lejuar opozitën të marrë pjesën ë seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, I vendosët deputetëve kangjella hekura e forca sigurie. Futët edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët të futen brenda në Kuvend

Ti atje lart në majë, që je përfaqësuese e kriminelëve, duhet të dorëhiqesh.

Nxirr Gardën jashtë. Duhet të ndjeni turp bashkë me zonjën e vezëve. Duhet të jepni dorëheqjen. Nuk mund të vazhdosh më të ulesh në atë karrige.

Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj, ti heqësh mandatin pa ligji për 30 ditë e bën regjim kriminal që të ka siguruar ty karrigen me rrota që tundesh herë pas here”, tha Bardhi.