TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Orjana Rrushi nga Korça tregon për “Stop” në Tv Klan se në vitin 2021 është martuar me dikë që e ka njohur nëpërmjet një shoqeje. Por më pas ai u zhduk pa asnjë kontakt.
I mori mbiemrin Orjanës, me justifikimin se i pëlqente mbiemri i saj. Edhe gazetarja e “Stop” u përpoq ta telefononte e madje shkoi edhe në Çërravë të Pogradecit, për ta kërkuar, por pa sukses.
Qytetarja: Vajtëm në Çërravë, bëmë atë… celebrimin.
Gazetarja: Pse e mori mbiemrin tënd?
Qytetarja: E mori sepse unë s’e dija që ka qenë i dënuar në burgun e Drenovës të Korçës, por “më pëlqen mbiemri yt” tha.
Gazetarja: Dhe ti e besove?
Qytetarja: Po.
Gazetarja: Dhe kontakti i vetëm juaji ka qenë me numër privat.
Qytetarja: Më tha sepse “unë nuk kam mundësi të të marr me numër”.
Gazetarja: Si e besove në 3 muaj të martoheshe?
Qytetarja: Nuk kisha në plan se nuk më ecte. Më thoshte fjalë të mira, siç flasin të gjithë.
Gazetarja: U ndieve mirë.
Qytetarja: Po. Pastaj për dy ditë ai u largua dhe humba kontaktet, nuk kisha me kë të komunikoja. Më 9 gusht 2021 jam celebruar dhe prita, prita të më merrte në telefon, u bë një vit. Kur u bë një vit i shkruajta të lutem pse u talle me mua, pse u lidhe me tjetër kur më the mua që do të lidhemi bashkë? Ai më thotë “s’ke punë me mua, ti je dorë tjetër, unë jam dorë tjetër, s’më do familja, kaq”.
Problemi tjetër i Orjanës është që vuan nga skizofrenia dhe ka dy muaj pa marrë kempin, prej sorrollatjes nga punonjëset e Postës Shqiptare. Gazetarja shkoi pranë Postës Shqiptare dhe komunikoi me punonjësen e cila tha se Orjana ka qenë në Greqi muajin e parë.
Këtë muaj sipas saj, Orjana i tha që t’ia niste paratë e kempit me furgon por punonjësja premtoi t’ia çojë vetë në Korçë.
Gazetarja: Zonja më tha që nuk e ka marrë kempin prej 2 muajsh.
Punonjësja: Po, ishte në Greqi muajin e parë dhe unë për atë jam këtu. Në Korçë jam.
Gazetarja: Keni shkuar kastile për t’i çuar kempin zonjës?
Punonjësja: Për atë jam unë këtu.
Gazetarja: Dakord! Zonja, nga bisedat që unë kam lexuar, të ka shkruar dhe të ka thënë për të ardhur ndërkohë që nuk keni qenë ju, jo se ka qenë zonja në Greqi.
Punonjësja: Dëgjo, zonjë! Ajo ka qenë në Greqi muajin e parë. Këtë muaj më tha m’i dërgo me furgon. I thashë jam për në Korçë dhe do të t’i sjell në Korçë.
Gazetarja: Ju i thoni të njëjtat gjëra që nuk jam, kam punë, jo kam një sebep, ku di unë çfarë. Edhe kur ajo të thotë do të vij në zyrë…
Punonjësja: Për zonjën jam këtu.
Gazetarja: Lëre sot, ajo sot të ka shkruar dhe i ke thënë më merr më vonë. Ajo të ka thënë të vij dhe i ke thënë kam punë.
Punonjësja: Merre në telefon dhe pyete. Ishte në Greqi, apo s’ishte.
Gazetarja: Unë po të them që kam lexuar mesazhet. Po këto s’janë të vërteta?