AKTUALITET, 6 Nëntor 2024, 23:00

Vendimi/ Çmimet e referencës për ndërtimet në Tiranë: Kushtetuesja rrëzon kërkesën për shfuqizim

Vendimi/ Çmimet e referencës për ndërtimet në

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me vendim unanim të rrezojë kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për të shfuqizuar disa pika të VKM për çmimet e referencës për ndërtimet në Bashkinë Tiranë.

Shoqata e ndërtuesve e konsideronte joproporcionale vlerën e taksës së ndërtesës.

Sipas Gjykates, kërkuesi nuk arriti të provonte dhe argumentonte se pse çmimet e reja të referencës në vetvete cënojnë parimet kushtetuese të pretenduara prej saj.

Po ashtu, Kushtetuesja ka vlerësuar se parashikimet në VKM janë dispozita që rregullojnë metodologjinë e taksave për ndërtesën, ndaj i cilëson pretendim te pabazuar nga ana e ndërtueseve.