AKTUALITET, 7 Nëntor 2024, 09:35

Kuvend/ PD tërhiqet nga kaosi, kthehet në seancë! Diskutohet miratimi i buxhetit faktik i vitit 2023

Kuvend/ PD tërhiqet nga kaosi, kthehet në seancë! Diskutohet

Partia Demokratike do të rikthehet në Kuvend dhe ka vendosur të heqë dorë nga kaosi për të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin. Rikthimi në seancë plenare ishte paralajmëruar nga kreu i grupit, Gazment Bardhi ndërsa vendimi u mor sot në një mbledhje në selinë blu.

Kuvendi do të zhvillojë seancë plenare ditën e sotme, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”. Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

Kuvend/ PD tërhiqet nga kaosi, kthehet në seancë! Diskutohet