AKTUALITET, 9 Tetor 2025, 13:19

Marrëveshja Izrael-Hamas, reagojnë urgjent Berisha dhe PD: Urojmë të zbatohen të gjitha pikat!

Marrëveshja Izrael-Hamas, reagojnë urgjent Berisha dhe PD: Urojmë

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes, një ngjarje e rëndësishme në arenën ndërkombëtare. 

Lidhur me këtë ngjarje, ka ardhur reagimi shumë i rëndësishëm dhe që mezi pritej, i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila përgëzon Presidentin Trump dhe mbi të gjitha shpreh urimet që kjo marrëveshje të zbatohet në të gjitha pikat e saj! 

"Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet rënien dakord nga Izraeli dhe Hamasi për zbatimin e fazës së parë të Planit të Paqes të Presidentit Trump si një triumf të diplomacisë të Presidentit Donald Trump dhe palëve në konflikt.
Partia Demokratike uron që në këtë frymë të vazhdojë zbatimi i plotë në të gjitha pikat i Planit të Paqes për konfliktin në Gaza dhe vendosja e një paqe të qendrueshme në rajon", thuhet në deklaratë.