TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen që ndodhi në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka përfunduar me aktgjykim në shkallë të parë.
Dibran Hoxha, i akuzuar për vrasjen e kuksianit Visart Cengu, në klubin “Cobra City”, është dënuar me 23 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje ka marrë 2 vite burgim. Dënimi unik për të, i njohur me nofkën “Kobra”, është përcaktuar në 24 vite burgim.
I akuzuari Roland Susuri, për tri vepra penale, është dënuar me burgim unik prej 7 vitesh: pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, dhe armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.
Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje është dënuar me 1 vit burgim.
Burim Mazreku për manipulim me prova ka marrë 1 vit burg, ndërsa Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje është dënuar me 2 vite burgim unik.
Si ndodhi ngjarja
Natën e 3 janarit, 31 vjeçari Visart Cengu së bashku me dy shokët e tij, kishin dal për t’u argëtuar. Ata kishin zgjedhur lokalin “Kobra City” për ta kaluar natën e tretë festive të vitit të ri.
Fatura në vlerë prej 400 eurosh, u tha se u bë shkas që Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe A.B të përleshen brenda lokalit në fjalë.
Në kohën kur të përmendurit kishin dal nga lokali, në parking i kishte pritur Dibran Hoxhaj. Hoxhaj kishte shtënë me armë në drejtim të veturës së tyre.
I vrarë mbeti Visart Cengu dhe i plagosur Rufgen Shehu. Ata nuk e ndaluan makinën derisa kaluan kufirin.
“Pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën me targa angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin Visart Cengu, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe Rufgen Shehu, i cili kishte qenë në ulësen e përparme.
Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri Visart Cengu, ndërron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa Rufgen Shehu nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.