AKTUALITET, 9 Tetor 2025, 15:49

“Është në dosjet belge”, Berisha flet me emra: Ja kush ishte në takimin e Arubës

“Është në dosjet belge”, Berisha flet me emra: Ja

Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo çështje është në tryezat e drejtësisë belge dhe nuk do të mbyllet kurrë.

Lideri i opozitës përmendi me emër se në takimin e shumëpërfolur ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe një ministër i kabinetit qeveritar.

I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë edhe kryeministri Edi Rama në këtë takim, Berisha tha emri i kreut të qeverisë është lakuar nga gazetari italian i cili i referohet të dhënave të autoriteteve italiane.

Sali Berisha: Thuhet që në Aruba ka qenë Agaçi dhe një ministër. Aruba nuk mbyllet më. Është në dosjet belge, dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë emrin në këtë takim. A ishte Rama apo jo nuk e di. Por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian bazuar në interceptimet e dosjes italiane. SPAK e mban të fshehtë. Duhet ta marrim vesh nga belgët, italianët dhe Dumani që kërkonte të zgjaste mandatin, i mbante të fshehta.