AKTUALITET, 19 Shtator 2023, 22:28

Kush e nxiti për videon e Gjicit/ Flet Alma Kaçi: Nuk është iniciativë personale, aty isha në rol

Kush e nxiti për videon e Gjicit/ Flet Alma Kaçi: Nuk

Alma Kaçi, vajza e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar të vërtetat e saj. Në një intervistë për Ora News, Kaçi ka deklaruar kjo nuk ishte një iniciativë personale e saj, pasi në atë video ajo luante një rol të caktuar. Po ashtu, ajo ka theksuar se gota plastike ishte e vetmja mënyrë që ajo të fuste kamerën në zyrën e Gjicit. 

"Nuk është iniciativë personale sepse kam 11 vite që merrem me investigime, por nuk mund të flas më gjatë për shkak të hetimeve. Takimi i dytë me Gjicin dhe i fundit ishte ai në video. Nuk ka qenë qëllim të bëhej virale, por ndodhi. 

Në zyrën e tij ishte shumë e vështirë që të futeshe me sende personale dhe ka qenë diçka me gotën plastike me kamera që të mos dyshonte. Ka qenë ai rol që u bë nga ana ime, ose do të bëhej ajo ose do të më kapte kamerën, sepse po e vinte re kamerën që kisha aty. Kam qenë në rol në ato momente," tha Kaçi.