TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një emigrant shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.
40-vjeçari me origjinë shqiptare rënë prangat e policisë mbrëmjen e djeshme , pasi është kapur duke trafikuar kokainë me një makinë të bardhë më qendër të Athinës.
Sipas policisë greke EL.AS, i akuzuari është pikasur duke lëvizur në Kypseli me makinën e tij, shkruan media greke.
Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur të fshehura dy pako me 1.1 gram kokainë. dhe shumën e parave prej 840 euro.
Kontrollet vijuan dhe në shtëpinë e emigrantit, ku policia gjeti dhe konfiskoi një sasi kanabisi me peshë totale 15. 072 kg, 2 peshore, një celular dhe dokumente të ndryshme, si edhe fatura dhe shënime të shkruara me dorë me shuma dhe emra të blerësve të kokainës.