AKTUALITET, 31 Janar 2022, 21:46

Arben Ristani: Basha do të tërhiqet nga zgjedhjet lokale, do të gjejë një arsye për t'u ikur zgjedhjeve!

Arben Ristani: Basha do të tërhiqet nga zgjedhjet lokale, do të
Arben Ristani dhe Lulzim Basha

Arben Ristani, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku deklaroi se Lulzim Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e pjesshme lokale. 

Arben Ristani: Me shumë mundësi ai (Basha) do të tërhiqet. Do të gjejë një arsye për t'u ikur zgjedhjeve. Do të thotë nuk ka zgjedhje me Ramën, ose janë bërë bashkë trekëndëshi i bremudës, etj. 

Fahri Balliu: Berisha tha diçka shumë të fortë, ky njeri iku nga zgjedhjet për 61 bashki dhe do të futet në zgjedhjet për 6 bashki. Ky futet vetëm se ja kërkon Rama për të siguruar një diferencë votash, në vendet ku Rama ka rrezik të humbasë. Me policët e Ramës shkon nëpër aktivitete, me at ambush sallat.
Në të gjitha këto, ky ka atë pllakën me Ramën. Është aseti i Ramës. Ai kërkon tani kandidatë. Lul Brava nuk ka përkrahës dhe mbështetës. Në zgjedhje po përpiqet të hyjë, por nuk po gjen kandidatë. 

Armand Shkullaku: Në momentet e fundit, do t'i paraqesë kandidatët. 

Arjan Curri: Çudi është që ky (Basha) nuk ka emrat. Në vend t'i nxirrte ky i pari emrat, i ka nxjerrë PS dhe Foltorja, ky thotë unë po i diskutoj.