TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çfarë ndodh nëse Basha humbet zgjedhjet lokale?
Sipas Armand Shkullakut, ai do të prodhojë të njëjtat justifikime, duke fajësuar Berishën dhe "trekëndëshin e bermudës" për humbjen. Pas kësaj, me gjasë do të shpallë luftën e re, deri në fitore.
Ylli Rakipi: Çfarë ndodh nëse humbet zgjedhjet Basha?
Armand Shkullaku: Do dalë të thotë, këto zgjedhje provuan atë që ne themi prej kaq kohësh, që Berisha, Rama dhe Meta janë bërë bashkë. E patë si bashkëpunuan, por lufta sapo ka filluar ne do të vazhdojmë përpara, derisa të shpartallojmë trekëndëshin e bermudës. Pastaj, pasdite bën takim me Yuri Kim edhe vazhdon përpara…
Shkullaku foli edhe për shanset që grupimi i Berishës në PD ka, për të fituar ndonjërën nga bashkitë. Sipas analistit, ka vërtet shanse që PD të fitojë Shkodrën.
Armand Shkullaku: Nëse ka një bashki që ka shanse PD ta fitojë, është Shkodra. Po të marrim zgjedhjet e 25 prillit, PD ka patur rreth 30 e ca mijë vota. PS ka patur 16 mijë vota. Diferenca gati gjysmë për gjysmë. PSD e Doshit është e barabartë me LSI dhe Jozefina Topallin. Ndaj diferenca është gjysmë për gjysmë. Mendoj se ka shanse.
Arben Ristani: Është pakicë ekstreme Basha në Shkodër, shifër e papërfillshme.
I ka kërkuar ish deputetes Izmina të jetë kandidate dhe ajo ka thënë jo. I ka kërkuar edhe zotit Bushati. Është një Bushat tjetër, nënkryetari i partisë, zotni burrë, njeri i zoti.