AKTUALITET, 25 Maj 2024, 09:17

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Edi Rama: Katundar pa pretendime dhe i padukshëm

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Edi Rama: Katundar pa pretendime dhe i

Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, kryeministri Edi Rama tregoi ku e sheh veten pas 20 vitesh.

“Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe nuk kam mundur të mësoj si për shembull të qep e duke ndarë eksperiencën e shijen me njerëzit që nuk më zgjedhin por i zgjedh.

E shoh veten në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit. Dua të jem një katundar pa pretendime i pa bezdisshëm dhe i padukshëm por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë.

Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe rrezet i kam afër thotë me batutë'', tha Rama.