AKTUALITET, 26 Tetor 2022, 14:59

Kthyen banesën në laborator heroine, i riu shqiptar dhe partnerja e tij greke në Selanik përfundojnë në pranga

Kthyen banesën në laborator heroine, i riu shqiptar dhe partnerja e

Autoritetet greke në Selanik kanë arrestuar një 23-vjeçar shqiptar dhe një vajzë me nënshtetësi greke të së njëjtës moshë, me akuzën për prodhimin dhe shumëfishimin e sasive të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e tyre brenda territorit grek.

Pas hetimeve u zbulua se të arrestuarit ishin të dy anëtarë të një grupi kriminal, që furnizonin sasi të mëdha heroine, të cilën më pas e shumëfishonin me anë të përzierësve të ndryshëm në vendin ku kishin ngritur “laboratorin” e tyre.

Raportohet se nga hetimet e kryera në “laborator”. janë gjetur dhe konfiskuar: një cilindër propani, pesë pako heroinë me peshë totale 2524 gram,  dy telefona celularë të cilët përdoreshin për shitjen e drogës

Gjithashtu, autoritetet bënë me dije se 23-vjeçari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe ka bërë rezistencë të fortë ndaj arrestimit, ndërsa dispononte një kartë identifikimi policor me foton e tij dhe të dhënat e një personi tjetër, të cilin e përdori për të shmangur arrestimin, ndërsa ndaj tij kishte 2 urdhër arreste për përfshirjen në banda kriminale dhe shkelje të ligjit për lëndët narkotike.