AKTUALITET, 13 Nëntor 2022, 14:49

Deputeti Luçiano Boçi propozohet kandidat për primaret e PD-së në Elbasan

Deputeti Luçiano Boçi propozohet kandidat për primaret e

Deputeti Luçiano Boçi është propozuar si kandidat për primaret e PD-së në Elbasan.

Ligjvënësi demokrat u propozua nga baza në Elbasan, për të qenë pjesë e garës për t'u zgjedhur si kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit të ardhshëm.

Aktualisht, Boçi mban pozicionin e kreut të Grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.