AKTUALITET, 26 Maj 2023, 20:43

Kryetarët e Zveçanit dhe Leposaviqit dalin nga zyrat ku ishin ngujuar pas shpërthimit të dhunës

Kryetarët e Zveçanit dhe Leposaviqit dalin nga zyrat ku ishin
Ilir Peci, kryetari i komunës së Zveçanit

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, kanë dalë nga ndërtesat e komunave nën përcjelljen e forcave të policisë.

Gjatë ditës qytetarët nga komuniteti serb protestuan duke bërë përpjekje të pengojnë kryetarët e zgjedhur që të futet në objekte.

Protestuesit në Zveçan ndërkohë filluan të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore.

Po ashtu protestuesit kanë djegur një veturë zyrtare dhe disa të i kanë dëmtuar.

Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.