TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot dy kërkesa ankimore mbi procesin zgjedhor të 14 majit.
Fillimisht KAS rrëzoi kërkesën ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kundërshtonte rezultatin zgjedhor për kryetarin dhe këshillin bashkiak të Krujës.
Në këtë ankesë kërkohej pavlefshmëria e zgjedhjeve në ato QV të bashkisë Krujë ku janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu, KAS rrëzoi edhe kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshme e zgjedhjeve në disa qendra votimi të bashkisë Gjirokastër.