TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas 24 orësh nga zgjedhja që ai të ishte në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan mori një telefonatë nga ana kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen. Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.
Kujtojmë se Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë më 16 Mars pas ndarjes nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos.