TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha pritet të mbërrijë në Shqipëri sot rreth orës 23:15. Lulzim Berisha i cili u arrestua në Spanjë akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut.
Ish-kreu i bandës së Durrësit i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasi Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim dhe dënoi me 25 vite pas hekurave. Por, ai u lirua me kusht pasi Vangjush Dako firmosi një shkresë që do ta punësonte në Bashkinë e Durrësit.
Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë më 14 Dhjetor 2023 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
“Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha”, njoftoi policia.