AKTUALITET, 16 Prill 2023, 13:45

Pashkët Ortodokse/ Meta dhe Kryemadhi shprehin mesazhet e tyre: Moment për kapërcimin e dhimbjes dhe lulëzimin e shpresës

Pashkët Ortodokse/ Meta dhe Kryemadhi shprehin mesazhet e tyre: Moment

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur mesazhin e tij të urimit për Pashkët Ortodokse nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Meta deklaroi se ky është një moment që sjell shpresë për të kapërcyer dhimbjet.

Kryemadhi shtoi më tej se këto Pashkë simbolizojnë lulëzimin e shpresës.

“Uroj gjithë të në këtë ditë të jashtëzakonshme, Është një moment që sjell shpresë për të kapërcyer dhimbjet.  Këto janë Pashkë shumë të mbara për të gjithë mendoj”, tha Meta.