AKTUALITET, 9 Prill 2022, 10:17

Hetimet në Torino që goditën bandën e trafikantëve të drogës, si u arrestua në një apartament në Tiranë 26-vjeçari që kërkohet në Itali (emri)

Hetimet në Torino që goditën bandën e trafikantëve
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar në kryeqytet një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Panorama ka mësuar se në operacionin e koduar  “Grand Tour”, në një apartament në rrugen “Haxhi Dalliu”, ne Tirane u  kap shtetasi Stivi Filolli.

NOFTIMI I PLOTE I POLICISE SE SHTETIT

Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Grand Tour” u kap në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Kapja e personit u bë falë bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat e DVP Tiranë.

Operacioni policor i koduar “Grand Tour” u zhvillua në disa shtete, në kuadër një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal.

Në Shqipëri u angazhuan FAST Albania dhe strukturat e DVP Tiranë.

Në rrugën “Haxhi Dalliu”, Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. F., 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme.

Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST.

Edhe në këtë operacion, Policia e Shtetit tregoi besueshmëri dhe profesionalizëm, duke u radhitur si e barabartë me policitë homologe që ishin pjesë e operacionit.