TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon edhe një mandat të tretë në krye të Tiranës. Ai tha sot se do të donte të vijonte drejtimin e Tiranës duke shpehur kështu dëshirën për të qenë emri i PS në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pyetje: Meqenëse është edhe një ndezje motorësh për zgjedhjet vendore të 2023, a do të kemi një kandidaturë tjetër, një përpjekje tjetër për të kërkuar ju votën e qytetarëve të Tiranës për të qenë në krye të Bashkisë?
“Ne duam të vazhdojmë progresin në Tiranë. Ky vit është special, Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe do doja që përveç këtij viti special ne të ishim kryeqyteti evropian i diçkaje çdo vit, kështu që duam ta vazhdojmë deri në fund këtë projekt”, tha Veliaj në një intervistë për Klan News.
Deklarata e Veliajt për një mandat të tretë u bë ditën e Kongresit të PS-së.