AKTUALITET, 18 Dhjetor 2021, 11:22

“Krep me çokollatë të zezë”! Rama mesazh nga Vlora, shihni çfarë bën kryeministri teksa situata në PD po “zien”!

“Krep me çokollatë të zezë”! Rama mesazh nga

Kryeministri Edi Rama duket se po shijon situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, teksa këtë të shtunë gjithçka po “zien”,.Demokratët po votojnë në referendum për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, dhe nga ana tjetër ky i fundit po mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Por, ndryshe nga situata e trazuar në PD, kryeministri Rama ka vendosur ta kalojë këtë të shtunë në qetësi, në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shijuar edhe një krep me çokollatë të zezë.


“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e ri të Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash as drekë”, shkruan Rama.