TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Regjisori Altin Basha tregoi se ka hequr dorë nga qëndrimi fillestar për teatrin pasi projekti i ri mundësonte më shumë të mira për artistët.
Deklarata e tij nuk u prit mirë nga regjisori Kastriot Çipi i cili qeshte ndërsa Basha arsyetonte qëndrimin e tij.
“Po qesh sepse thotë ne morëm një vendim. Po cilët jeni ju që keni marrë një vendim,” – u shpreh Çipi, i cili sipas Bashës po fliste me tone të larta.
Nga këtu nisi dhe një debat i fortë në studion e “Now me Erla Mëhillin”.
Ndërsa Basha i sugjeronte të ulte tonin, Çipi i drejtohej duke thënë drejtor je në teatër e jo në studion e Euronews Albania.
“Drejtor ke qenë dhe ti,” – i tha Basha.
“Po pra drejtor, por s’kam firmosur për shembje teatri unë,” – iu kthye Çipi.