TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka përdorur sot një gjuhë ndaj deputetit Agron Shehaj, që nga opozita është quajtur fyerje. Albana Vokshi madje ka kërkuar edhe përjashtimin e tij nga seanca.
Berisha: Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e Ramës? Nëse kryetare Parlamentin duhet të ruash rregulloren e njejtë për deputetët. Kur nuk ekziston e drejta replikë pas replikës duhet të njejtë e njëjta gjë.
Vepron me dy standarde dhe prish klimën në Parlament se për Ramën nuk njeh rregullore e ligj.
100 herë po ja dhe të drejtën në çdo variant ai vetëm hajdut del dhe do jua vërtetoj.
Vokshi: Merrni përgjegjësinë që ju takon, një herë bëheni zëdhënëse e ramëëm një herë e grupeve parlamentare. Kërkoj të përjashtohet Edi Rama. Keni përjashtuar sot një deputet të opozitës sepse kërkoi fjalën.
Rama e bën pis sallën sa herë që vjen, i dhunës ndaj opozitës, në familje, në rrugë.
Sa herë që ai të ofendojë ju duhet ta përjashtoni, Nuk mund të ofendojë e të ushtrojë dhunë ndaj opozitës. nuk mund të jetë siç ka qenë.
Do të jetë ndryshe në çdo seancë.