TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Derbi i kryeqytetit është ndërprerë pas hedhjes së tymueseve të shumta nga tifozëritë e ekipeve të Tiranës dhe Partizanit.
Derbi u ndërpre në minutën e 48', pasi ishte e pamundur që lojtarët të shquanin njëri tjetrin apo topin, për shkak të shtëllungave që lanë pas tymueset dhe flakadanët. Në fushë hynë punonjës të zjarrëfikësve për të larguar tymueset dhe loja u ndërpre për 13 minuta.
Po kështu edhe në fillimin e ndeshjes pati vonesa , për shkak të tymueseve dhe objekteve që u hodhën në fushë pa nisur ende përballja mes dy ekipeve.