TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë pesëvjeçar në rrugën “Shaban Polluzha” në qytetin e Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident rrugor me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist.
Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçar”, tha ai për Gazetën Express.