TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Durrësit Igli Cara është takuar me banorët e lagjes numër 13, për të cilët tha se përballen me një sërë problematikash.
Cara deklaron se afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta, por se pas 14 majit qasja e Bashkisë së Durrësit do të ndryshojë.
“Banorët e lagjes numër 13, krahas mbështetjes kanë një sërë problematikash, me të cilat përballen çdo ditë.
Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin.
Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta.
Pas 14 Majit, qasja e Bashkisë së Durrësit do të ndryshojë!
Ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare këtu, janë vetëm një pjesë e programit për 4-vjeçarin e ardhshëm. Bashkë për Durrësin! Qyteti je ti!”, deklaron Cara.