TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lëvizja Bashkë ka zhvilluar një takim elektoral ditën e djeshme me qytetarët në Allias. Gjatë takimit kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka shpalosur programin e tij për bashkinë e Tiranës si dhe për këshillat bashkiak.
Gjatë fjalës me qytetarët Qori po ashtu ngriti disa shqetësime të përditshme, ku theksoi se Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë që uji i rubinetit të helmon.
"Ata që qeverisin as nuk ja kanë iden se sa e kanë rrogën. Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë që uji i rubinetit të helmon. Tirana është një qytet që nuk ka rrugë, nuk ka trotuare, nuk ka parqe," tha ndër të tjera Qori.