AKTUALITET, 14 Dhjetor 2022, 15:51

Kosova aplikoi për anëtarësimin në BE/ Meta: Ngjarje historike! Hap i rëndësishëm për të gjithë rajonin tonë

Kosova aplikoi për anëtarësimin në BE/ Meta: Ngjarje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se kjo është një ngjarje historike, bazuar në aspiratat, orientimin euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Meta uron Kosovën që të avancojë me sukses në procesin e integrimit europian, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë rajonin.

Postimi i Ilir Metës:

Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Europian është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe të insitucioneve të Kosovës për të ardhmen europiane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë!