AKTUALITET, 14 Dhjetor 2022, 13:22

'Jemi në fazë vlerësimi'/ Manja: Nuk ka amnisti për këtë vit

'Jemi në fazë vlerësimi'/ Manja: Nuk ka amnisti

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e përjashtoi mundësinë e amnistisë së fundvitit. Në një prononcim për MCN TV, Manja tha se amnistia e të dënuarve është ende në fazën e vlerësimit, çka e bën të pamundur miratimin e saj nga Parlamenti brenda vitit 2022.

Pyetja: Do të ketë amnisti këtë vit?

'Jo. Jemi në fazën e vlerësimit. Do të kemi një amnisti, por për këtë vit, Parlamenti një ose dy seanca ka.'- u përgjigj Manja.