BOTA, 18 Nëntor 2021, 13:54

Koronavirusi/ Letonia lë jashtë parlamentit deputetët e pavaksinuar

Koronavirusi/ Letonia lë jashtë parlamentit deputetët e

Deputetët e parlamentit letonez, duke filluar nga e hëna nëse nuk janë të vaksinuar nuk do të lejohen që të futen brenda institucionit.

Mediat e huaja bëjnë me dije deputetët që nuk janë vaksinuar, nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancat parlamentare.

Ndërkohë, muajin e kaluar, shteti australian i Victoria-s gjithashtu implementoi masë vaksinimi për ligjvënësit. Por, Letonia është vendi i parë demokratik që e bën këtë në nivel kombëtar.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se Evropa ishte i vetmi rajon në botë ku vdekjet nga COVID-19 u rritën javën e kaluar, pas një rritje prej pesë për qind.

Në raportin e saj javor mbi pandeminë të lëshuar të martën, OBSH tha gjithashtu se rastet u rritën me gjashtë për qind globalisht, të nxitur nga një rritje në Amerikë, Evropë dhe Azi.