TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme u mblodh Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kuvendit, ku u shqyrtua ritet programi i Kuvendit për periudhën 15 janar-23 shkurt. Në këtë mbledhje e pranishme nga opozita është vetëm deputetja Jorida Tabaku, ndërsa deputetja demokrate Flutura Açka, ka deklaruar se ajo nuk është njoftuar për këtë mbledhje.
Mirëpo, Kuvendi raporton se e-maili për mbajtjen e mbledhjes i është dërguar edhe Açkës.
Në lidhje me këtë, Açka ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku u shpreh se “Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni një batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”.
