TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit, në aksin “Levan–Tepelenë”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 39-vjeçare.
Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy mjete, një “Kia” që drejtohej nga një 39-vjeçare dhe një “Benz” me drejtues shtetasin P.M.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje Nertila Abazaj, drejtuesja e mjetit “Kia”, ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thote policia.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe patrulla e qarkullimit rrugor për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment. Gjithashtu, janë thirrur edhe shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.