AKTUALITET, 7 Mars 2026, 18:08

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni s'ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni s'ka

Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj mendon se opozita shqiptare duhet të bashkohet rreth forcës kryesore, Partisë Demokratike dhe kjo e fundit të hapet dhe të reformohet tërësisht. Ai tha se nëse nuk ndodh kjo gjë, rotacioni s'ka për të ndodhur.

“Pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës për ta dëmtuar opozitën shqiptare, ajo ndodhet aktualisht në një moment të mirë.

Por duhet të theksoj se pa u bashkuar opozita, është e vështirë që të bëhet rotacion të pushtetit. Dhe për shkak të kësaj përçarje deri tani Rama ka qëndruar në pushtet dhe fal sigurisht manipulimit të zgjedhjeve të fundit, mori edhe mandatin e katërt. Nuk ka zhvillim, ka varfëri, pagat nuk janë rritur, pensionet, rrugët kanë rënë, ka shumë zyrtarë të qeverisë në burg dhe të akuzuar. Gjërat janë të qarta”, u shpreh ai.