TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur konfiskimin e 22 ndërtimeve pa leje në disa qytete të vendit.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se vendimet janë marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme. Numri më i madh i ndërtesave të ngritura pa leje janë në Tiranë, më konkretisht, nëntë prej tyre.
Ndërsa 5 janë sekuestruar në Kavajë, 4 në Vlorë, 2 në Himarë dhe 1 në Sarandë. Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera në lidhje me këto ndërtesa, se cilëve biznesmenë u përkasin apo se në ç’rrethana janë ngritur 22 pallate, pa marrë asnjë leje.
Ky aksion është vijim i atij të nisurit në shtator, me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet.