AKTUALITET, 28 Dhjetor 2022, 18:52

Dreka që bëri bashkë demokratët/ Berisha: Fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së!

Dreka që bëri bashkë demokratët/ Berisha: Fillim i ri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë një foto nga festa e organizuar për fundvitin, ku të pranishëm ishin edhe kritikët e ish-kryeministrit.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se dreka u organizua nga deputeti Xhelal Mziu ndërsa e quajti një fillim të ri për grupin parlamentar të PD-së

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar! ka shkruar Berisha.