AKTUALITET, 28 Dhjetor 2022, 16:59

U kap me 21 kg kokainë, dënohet me pesë vite burg 23-vjeçari shqiptar në Itali

U kap me 21 kg kokainë, dënohet me pesë vite burg

Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me pesë vite burg pasi u kap me 21 kg kokainë. Arrestimi i tij ndodhi nëntorin e vitit të kaluar në Friuli Venezia Giulia, në Udine të Italisë.

Media italiane, Ilcittadinoo.it, raporton se, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.D.

Shqiptari u ndalua nga policia teksa udhëtonte me një makinë, ku u gjet dhe sasia e drogës. Tashmë shqiptari do të vuaj dënimin për trafik droge.