TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, demokratët u bënë bashkë në një drekë me rastin e festave të fundvitit. Të pranishëm në tryezë me kreun e PD, Sali Berisha ishin edhe kritikët e tij, si Gazment Bardhi apo edhe emra të tjera të Partisë Demokrate.
Bardhi me anë të një postimi në Facebook thekson se keqpërdorim për qëllime politike të një dreke miqësore të organizuar nga Mziu, është akt dëshpërimi.
Deputeti demokrat sqaron mes të tjerash se ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik.
“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit, është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat!”, shkruan Bardhi.