TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një drekë te “Uka Farm” e Rexhep Ukës, ish-ministrit të Bujqësisë në kohën e qeverisë “Meksi” në vitin 1994, ka bërë bashkë dy grupet në PD. Në fotot e publikuara, duket prania e Berishës e mbështetësve të tij dhe e mbështetësve të grupimit të Bashës që drejtohet nga Alibeaj. Ky i fundit, bashkë me Lulzim Bashën nuk ishin të pranishëm.
Duke sjellë disa foto nga dreka e përbashkët, Jorida Tabaku, mbështetëse e Bashës shkruan: Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng.
Një javë më parë deputetët e të dy grupeve shkuan deri afër përplasjes fizike, pasi doli dokumenti i 15 janarit 2022 ku 4 deputetë ishin përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-së, me firmën e Alibeajt, pas përplasjes masive në selinë e PD-së më 8 janar.