AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 12:23

Komisioni verifikon mandatet, del numri final i delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të PD

Komisioni verifikon mandatet, del numri final i delegatëve

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime sipas fuqisë që i jep statuti i partisë. 

Komisioni Drejtues i Kuvendit, ka verifikuar mandatet. 

Belind Këlliçi, kryetar i këtij komisioni, ka deklaruar se janë 4934 delegatë pjesëmarrës në Kuvend. 

Kujtojmë se mjaftojnë vetëm 3824 delegatë për të marrë vendime, ndaj ky numër është tejkaluar. 

“Numri total i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është 7646. Sekretariati më njofton se 4200 formularët e depozituar për thirrjen e Kuvendit janë firmëtarë dhe janë të pranishëm në Kuvend. Në zbatim të statutit deklaroj se ky Kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD-së,” tha Këlliçi.

“Në lidhje me kuorumin, sekretariati deklaron se numri i delegatëve pas verifikimit është 4934 delegatë. Numri minimal duhej të ishte 3824. Deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast,” tha Këlliçi.